Pozicioni i mësipërm u ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetën në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë), aplikohet në të njëjtën kohë!
Data e dorëzimit të dokumentave: 20.01.2015
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

Njoftim për vend pune

Shpallje për lëvizjen paralele për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës”

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, neni 25, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, kreu VI, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë shpall procedurën e lëvizjes paralele, për nëpunës civil të kategorisë II klasa 1 (ish II b), për vendin e punës në pozicionin “Drejtor i Shërbimeve dhe Logjistikës”.
· Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

· Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
1. Administrimi, përmirësimi dhe ruajtja e bazës logjistike zgjedhore;
2. Siguron ligjshmërinë, respekton afatet kohore dhe përshtatshmërinë e veprimeve që ndërmerren nga institucioni, për ngritjen dhe administrimin e infrastrukturës logjistike zgjedhore;
3. Bën propozime e jep mendim për aktet nënligjore që miraton KQZ-ja, për çështje që kanë të bëjnë me përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e infrastrukturës logjistike, në funksionim të mirëadministrimit dhe menaxhimit të bazës logjistike zgjedhore.
4. Zbatimi i detyrave të caktuara për realizimin e projekteve që lidhen me logjistikën zgjedhore.
5. Sigurimi i informacionit të saktë nga komisionet e niveleve të dyta e të treta për plotësimin e nevojave logjistike;
6. Administrimi në KQZ i dokumentacionit të lëvizjes dhe shpërndarjes së bazës materiale dhe logjistike nga KQZ-KZAZ-KQV dhe anasjelltas;
7. Verifikimi i materialeve zgjedhore në inventar, të dorëzuara nga KZAZ-të në përfundim të procesit zgjedhor ;
8. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme për prodhimin e vulave për KZAZ-të, KQV-të, Kryetarët e KQV-ve dhe vulat rezervë bazuar në Kodin Zgjedhor.
9. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes për transportin e bazës materiale zgjedhore nga KQZ në KZAZ-të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë në procese zgjedhre.
10. Menaxhimi i burimeve mbështetëse, organizimi i punës për akomodimin e punonjësve në funksion të lehtësimit të realizimit të detyrave.
11. Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

· Kushte të veçanta
· Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike.
Eksperiencë jo më pak se 3 vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues.
· Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave te reja.
· Të njohë gjuhën angleze.

· Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje të librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësor.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 20.01.2015.

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 22.01.2015, nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së (salla e mbledhjeve) në datën 05.02.2015, ora 10.00.

· Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së.

· Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin, “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës”. Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

Kantidati fitues do të shpallet në datën 09.02.2015.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 09.02.2015.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pallati i Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së nivelit të mesëm drejtues, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues,nga procedura e lëvizjes paralele,konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreut V-“Ngritja në Detyrë”,të ligjit nr.152/2013,datë 30.05.2013”Për nëpunësin civil”dhe vendimit të këshillit të ministrave nr.143,datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit,të periudhës së provës,të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive,të ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu VII,”Ngritja në detyrë”.

Njoftim për vend pune

Për ngritjen në detyrë për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës”

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, neni 26, Kreu V – “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, kreu VII “Ngritja në detyrë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë shpall procedurën e ngritjes në detyrë, për nëpunës civil të kategorisë II, klasa 1, (ish II b), për vendin e punës në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Logjistikës”.
· Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
4. Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil.
5. Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

· Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion (shih lëvizjen paralele)

· Kushte të veçanta:
– Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike.
– Eksperiencë jo më pak se 3-vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
– Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
– Të njohë gjuhën angleze.

· Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit ose konfirmimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje të librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësor.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 20.01.2015.

Konkurrimi për ngritjen në detyrë do të zhvillohet në dy faza:
* Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta të përcaktuara në këtë shpallje për konkurrim.
* Vlerësimi i kandidatëve.
Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve të përgjithshme dhe ato të veçanta do të dalin në datë 28.01.2015. nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Testimi me shkrim dhe intervista e stukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së (salla e mbledhjeve) në datën 23.02.2015, ora 10.00.

· Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së.

· Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me
gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (eksperiencë, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive)
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

· Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 % të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

· Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës”.

Njoftimi i vlerësimit të kandidatëve do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut në datë 26.02.2015.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së nivelit të ulët drejtues, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pallati i Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Për më shumë informacion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe veprimtarinë e tij mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.new.cec.org.al