Deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj

Jemi sot këtu për ndarë me ju shqetësimin që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me njoftimin e organizatave jofitimprurëse të cilat operojnë në fushën e medias dhe në bazë të nenit 85/1, gërma c, të Kodit Zgjedhor, kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të bordit të monitorimit të medias.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju bën me dije se është i angazhuar të ngrejë Bordin e Monitorimit të Medias i cili do të monitorojë fushatën zgjedhore, të 21 Qershorit 2015 dhe për këtë arsye, i ka kërkuar Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, listën e organizatave jofitimprurëse të regjistruara, që operojnë në fushën e medias dhe që në përputhje me nenin 85/1, të Kodit Zgjedhor, janë regjistruar të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve menjëherë pas marrjes së kësaj liste ka bërë njoftimet e këtyre organizatave, sipas emrit dhe adresës të përcaktuar në vendimin e rregjistrimit në gjykatë, që të sjellin propozimet për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias. Pas dërgimit të njoftimit në adresat e marra në vendimet e gjykatës për regjistrimin e tyre, KQZ konstaton me shqetësim se një pjesë e organizatave jofitimprurëse nuk e kanë marrë njoftimin.

Konkretisht nga 64 organizata në total, 42 prej tyre nuk e kanë marrë njoftimin dhe sipas përgjigjes së Shërbimit të Postës Shqiptare, shkak i mos marrjes së njoftimit nga organzatat ka qenë fakti se adresat të cilat janë marrë nga vendimet e gjykatës nuk janë të sakta.

Listën e plotë të OJF-ve që operojnë në fushën e medias dhe që janë të regjistruara të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve, të cilën KQZ e ka marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, do ta gjeni edhe në faqen zyrtare të internetit, www.new.cec.org.al.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pamundësi të komunikimit shkresor me këto organizata, me ndihmën e mediave, ju bën thirrje me anë të kësaj deklarate publike, që të gjitha organizatat jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias, sipas listës së sipërcituar, të sjellin pranë KQZ-së propozimet me jo më pak se 3 kandidatë për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, brenda datës 25 Mars.

Duam t’ju rikujtojmë organizatave, se kandidatët për anëtarët e BMM-së duhet të plotësojnë këto kritere:

a) Të jenë me arsim të lartë;

b) Të kenë përvojë pune, si gazetarë, jo më pak se tre vjet në median vizive ose atë të shkruar apo të jenë analistë ose studiues të mediave;

c) Të mos jenë dënuar për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë;

d) Të mos kenë qënë anëtar të forumeve drejtuese të partive politike ne 3 vitet e fundit.

Nisur nga eksperienca e deritanishme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se të dhënat e Organizatave Jofitimprurëse në rregjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, në mënyrë të përsëritur rezultojnë, se 70% e tyre janë të pasakta. Ndaj, i bëjmë thirrje pushtetit legjislativ që të rishikojë ligjin për OJF-të, në mënyrë që të të parashikohet rifresikimi i këtyre të dhënave në mënyrë periodike. Kjo do të shmangte problematikën me të cilën KQZ, haset çdo vit zgjedhor me adresat e organizatave jofitimprurëse.

Ju faleminderit!

Lista e plotë të OJF-ve që operojnë në fushën e medias dhe që janë të regjistruara të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve, të cilën KQZ e ka marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, që nuk e kanë marrë njoftimin.

1. “Qendra Instituti i Promovimit Mediak të Vlerave Sociale e Urbane”

2. “Qendra Instituti për Zhvillimin e Mediave të Pavarura Larry Post”

3. “Qendra Instituti Mediatik për Demokraci dhe Zhvillim”

4. “Qendra Instituti për Rehabilitimin dhe Integrimin e Personave që kanë Vuajtur apo Vuajnë Dënimin me Heqje të Lirisë Brenda dhe Jashtë Vendit” (I.R.I.P.D)

5. “Qendra A.R.G”

6. “Qendra për Edukim Politik, Mediatik dhe Pjesëmarrje” (CEMP)

7. “Qendra për Promovimin e Qytetarisë Demokracisë dhe Kulturës Europiane” (CCDECP)

8. “Qendra Forumi i Mendimit të Lirë”

9. “Qendra Instituti i Informacionit, Qender Media Albania”

10. “Qendra Mediatike Shqiptare për Sensibilizim, Zhvillim dhe Mbrojtje Sociale KURAJO” (QMSHSZHMS-KURAJO)

11. “Qendra Kolektivi i Raportimit Tirane – Tirana Reporting Collective”

12. “Qendra e Medias Ekonomike dhe Sociale”

13. “Qendra Shqiptare për Edukim Politik, Mediatik dhe Pjesëmarrje” (CEAPAL)

14. “Qendra Media – Plan”

15. “Qendra Agjencia Kombëtare e Inovacionit” (AKI)

16. “Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore” (QMÇSH)

17. “Qendra Lex Binarus”

18. “Qendra Fakt”

19. “Qendra Utilis”

20. “Qendra Litura”

21. “Fondacioni Idea”

22. “Fondacioni Illyricum Shkodër”

23. “Fondacioni Res Publica”

24. “Fondacioni Hapur”

25. “Fondacioni Teo”

26. “Fondacini Media dhe Ligji”

27. “Fondacioni A. Alternativ”

28. “Fondacioni Lahore Ahmadiyya Islamic Society” (LAIS)

29. “Fondacioni Klubi Media – Art”

30. “Fondacioni Forumi Imazhi & Media”

31. “Fondacioni Neë Media”

32. “Shoqata Miqtë e Medias”

33. “Shoqata Instituti i Menaxhimit të Mediave”

34. “Shoqata Free Media Insitute”

35. “Shoqata Gazetarët e rinj të Shqipërisë” (EYP-ALBANIA)

36. “Shoqata Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit”

37. “Shoqata e Gazetarëve dhe Studiusve Politik”

38. “Shoqata Media Sociale”

39. “Shoqata Almedicus”

40. “Shoqata Euro Media”

41. “Shoqata “Liasanco Media” (L.M)

42. “Shoqata Publike”