Njoftohen të gjithë trajnuesit dhe anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit (kqv-ve) se programi i i trajnimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, do të zhvillohet nga data 1 maj deri më 7 maj 2011.
Lutemi të gjithë anëtarët e kqv-ve të paraqiten në vendin e trajnimit ora 9.00, sipas skemës së trajnimit, që disponon kzaz dhe partitë politike, që i kanë propozuar ata.
Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Drejtorinë e komisioneve zgjedhore, trajnimit dhe edukimit të zgjedhësve, sektori i trajnimeve me telefon 04 22 81 662, 04 22 81 683, Ose konsultoni faqen tonë të internetit www.new.cec.org.al